Ne kemi punuar me Paysera prej 10 vitesh tashmë. Gjatë kësaj kohe jemi zgjeruar në 8 vende Europiane dhe Paysera na ofroi zgjidhje si payment gateway të qëndrueshme, të sigurtë dhe të besueshme dhe çmime të ulëta për secilën prej tyre.

Kęstutis Daukševičius, Drejtuesi i UAB Įrankia.lt
Varlė është partnere me Paysera prej më shumë se 10 vjet. Ne vlerësojmë besueshmërinë, fleksibilitetin dhe çmimet konkurruese që ofron Paysera. Shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit këtu është i jashtëzakonshëm - konsulentët janë gjithmonë të këndshëm, i përgjigjen të gjitha pyetjeve tona dhe na ndihmojnë sa herë që na duhet. Faleminderit!

Marius Butauskas, CEO në Varlė.lt
Unë jam mirënjohës menaxherit të shitjeve për klientët e biznesit Martynas për përkushtimin e tij. Asnjëherë nuk kam menduar se mund të kishim fitime të dukshme financiare nga një transaksion kaq i thjeshtë, si konvertimi valutor. Ne nisëm të kursenim një sasi të konsiderueshme parash, prej askund. Kjo është njohja jonë e parë me "Paysera", dhe jam i sigurt se do të forcojmë bashkëpunimin.

Ignas Silevičius, menaxher zhvillimi në "Nookfamily.lt"
Ne jemi të kënaqur që mbajmë një llogari «Paysera». Të gjitha transfertat jo-urgjente kushtojnë vetëm 0.15 EUR, ndërsa bankat e tjera nuk ofrojnë çmime të tilla. Kjo është e rëndësishme për ne, pasi kompania jonë kryen shpesh transferta parash. Nuk ka asnjë tarifë të administrimit të llogarisë dhe kurset e këmbimit valutor janë shumë të mira. Ju mund të kuptoni menjëherë se sa para kurseni në krahasim me bankat e tjera. Nëse keni nevojë për një pasqyrë llogarie, punonjësit e Paysera gjithmonë reagojnë shpejt dhe ju merrni dokumentin brenda 3 orëve. Kur kemi pyetje, gjithmonë marrim përgjigjet e nevojshme. Llogaria Paysera është llogaria jonë kryesore e biznesit. Faleminderit.

Darijus Gudaitis, CEO i UAB Autoverus 

Ne porosisim pajisjet kompjuterike dhe të kontrollit të aksesit nga vende të ndryshme. Meqenëse transfertat ndërkombëtare të parave janë të rëndësishme për ne, jemi të interesuar më së shumti në shpejtësinë, sigurinë dhe çmimin e tyre. Gjithashtu, me Paysera ne gjithmonë mund të kryejmë këmbim valutor në llogari sipas normës së disponueshme. Ne besojmë në këtë sistem të pagesave, pasi kompania zhvilluese UAB "Paysera LT" është një institucion i parasë elektronike i licensuar nga Banka e Lituanisë, sipas të cilës Paysera ofron çmimet më të ulëta për transfertat ndërkombëtare në Lituani.

Lukas Radvilavičius, Drejtues i UAB nSoft

Pasi filluam të përdorim shërbimin e transfertave ndërkombëtare "Paysera" , ne kursejmë 700 EUR në muaj për transfertat dhe adminstrimin e parave. Duke qenë kreu i kompanisë në aplikacionin tim Paysera unë mund të shoh fluksin e parave të çdo zyrë në Lituani, Letoni dhe Estoni në çdo kohë. Në këtë mënyrë kemi arritur transparencë më të lartë e cila na lejon të marrim vendime më të mira. Faleminderit për shërbimin tuaj profesional, ne gjithmonë ndjihemi të rëndësishëm me ju. Vazhdoni kështu!

Mindaugas Kazlauskas, themelues dhe CEO i UAB Synergium

Ne kemi punuar me "Paysera" për disa vite tashmë. Sistemi i pagesave dhe funksionalitet e tij të përshtatshme sjellin kënaqësi si për ne, ashtu edhe për klientët tanë, të cilët mund të paguajnë për shërbime të ndryshme të ofruara nga aeroportet lituaneze më shpejt dhe më lehtë.


Justinas Stepšys, Shefi i Shërbimeve të Jo-Aviacionit të Departamentit Tregtar të VĮ Vilniaus oro uostas

Sistemi Paysera është i pazëvendësueshëm, kur punoni me klientë të huaj - shpejtësia dhe çmimet e transfertave të parave kanë përmbushur plotësisht pritshmëritë tona. Unë ia rekomandoj këtë sistem të gjithëve jo vetëm në Lituani, por edhe në vende të tjera.

Tomas Šileikis, Drejtues i MB "Admix"

Paysera na ka ndihmuar të dalim nga epoka e gurit dhe të hyjmë në kohët moderne. Falë administrimit komod dhe të automatizuar të parave dhe regjistrimit, ne mund të përqendrohemi në përmirësimin e drejtpërdrejtë të veprimtarisë sonë. Klientët kanë ndjerë gjithashtu ndryshimet e sjella nga "Paysera" - ne nuk kemi marrë më ankesa në lidhje me konfirmimin e regjistrimit, pasi gjithçka kryhet pothuajse menjëherë.

Vytenis Benetis, CEO i Vilnius Challenge" shoqatës

Ne bashkëpunojmë me Paysera për shumë vite dhe nuk kemi dyshuar ndonjëherë për cilësinë e shërbimeve të saj. Sistemi i përshtatshëm i transfertave lejon përfititmin e parave në llogari brenda një kohe shumë të shkurtër duke ndjekur me lehtësi shitjet dhe kthimin e parave, pa ndonjë vështirësi. Ne rekomandojmë Paysera si një partner shumë të përgjegjëshëm, i kualifikuar dhe i besueshëm për projekte të ndryshme.

Darius Mikulis, CEO në PI Tarptautinis maratonas, organizues i maratonës Danske Bank Vilnius

Në fillim të vitit 2015 Shoqata Lituaneze e Marketingut ka lançuar një sistem informativ për regjistrimin e eventeve LiMA. Integrimi me Paysera është shumë i dobishëm - përdoruesit që paguajnë vetë tarifën e hyrjes (jo kompanitë) zakonisht përdorin Paysera. Ata mendojnë se sistemi është shumë tërheqës, pasi lejon të kryejë pagesa shumë të përshtatshme, me disa klikime butoni. Ndihma që i jepet administratës LiMA është e madhe - pagesat hyrëse kreditohen automatikisht, që do të thotë më pak punë manuale.
Me Paysera ne mund të ofrojmë shërbime më të mira për klientët tanë - pagesat kreditohen menjëherë, në sekondin që kryhen. Integrimi me Paysera ka ndihmuar Shoqatën Lituaneze të Marketingut për të arritur cilësi më të lartë të shërbimit.


Gintautas Kučas, CEO në Shoqata e Marketingut Lituanisë LIMA

"MAMŲ MUGĖ" është panairi më i madh sezonal katër ditor i tregtisë dhe bamirësisë së veshjeve për fëmijët dhe gratë shtatzëna në shtetet Baltike, i cili ka nisur aktivitetin e tij në vitin 2012 dhe është realizuar 2-3 herë në vit. Në 2013, nisi bashkëpunimi ynë i zgjuar me Paysera, e cila është bërë pjesë e pandashme e panairit tonë.
Çdo pjesëmarrës i panairit ka një llogari Paysera të cilën e përdor për të paguar tarifën e hyrjes dhe për të marrë para për mallrat e shitura pas panairit. Gjatë tre orëve të para, të gjithë pjesëmarrësit mund të hyjnë në panair me bileta, të cilat gjenerohen në mënyrë efektive dhe të besueshme nga Paysera.
Ndihma më e madhe që panairi "Mamų mugė" merr nga Paysera është një dosje e gjeneruar që lejon transfertën e parave për të gjithë pjesëmarrësit në të njëjtën kohë. Ne i jemi mirënjohës Paysera për mbledhjen e përshtatshme të pagesave dhe shlyerjeve. Çdo gjë funksionon pa probleme, me besueshmëri dhe shpejtësi. Të gjitha shërbimet Paysera i shtojnë vlera të mëdha panairit "Mamų mugė".
Faleminderit për bashkëpunim të sigurt, efektiv dhe të besueshëm i cili kontribuon shumë në suksesin e panairit tonë.


Jurga Barbora Jauniškienė, Drejtuese e Mamų mugė

Duke zhvilluar platformën e dyqaneve e-shops verskis.lt nga viti 2008, ne jemi të bindur se benefitet e "Paysera LT" në e-dyqane janë të mëdha - ndihmon për të kursyer shumë kohë dhe lejon klientët të pranojnë para nga të gjitha bankat në Lituani, kartat e kreditit dhe kanale të tjera të grumbullimit të pagesave. Gjatë 11 viteve bashkëpunim, 700 klientë, të cilët kanë krijuar dyqane e-shops në sistemin tonë, janë bërë gjithashtu klientë të "Paysera LT", dhe gjatë gjithë këtyre viteve ne nuk kemi dëgjuar asnjë mendim negativ për këtë! Kjo është arsyeja pse ne punojmë me "Paysera LT" dhe jemi të lumtur t'ua rekomandojmë atë të tjerëve.

Vitalijus Dubietis, Drejtues i UAB Evispa
Paysera ofron normat e kursit të këmbimit më të favorshme në treg dhe shpejtësinë më të mirë të transfertave, kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur Paysera. Në tregtinë elektronike (e-commerce) shpejtësia është një nga karakteristikat thelbësore; kështu, duke kryer transferta ndërkombëtare për ofruesit përmes sistemit Paysera ne kursejmë kohë dhe para. Ndërkohë, klientët tanë janë të kënaqur me një metodë blerje më të shpejtë dhe të përshtatshme.

Dainius Liulys, CEO i UAB Pigu.lt
Ne kemi përdorur Paysera për rreth 4 vite tani. Paysera na ndihmoi të ndryshojmë rregullat e tregut, sepse ne mund të mbledhim pagesa në Lituani shumë lehtë - me ndihmën e API, gjithçka është 100% e automatizuar. Ne marrim pagesa nga 100 vende duke përdorur partnerë dhe metoda të ndryshme Paysera. Lituania ka nevojë për të paktën një bankë të orientuar drejt komoditetit të përdoruesit dhe drejt zhvillimit sëbashku me përdoruesin, dhe është mirë të dihet se ka të tillë. Një institucion friendly i pagesave, ku mund të zgjidhni çështjet e lidhura me kompaninë menjëherë dhe pa u larguar nga zyra juaj.

Filip Borcov, Drejtues i B1.lt