HAPI 1. Krijo një llogari personale në Paysera
- Hape aplikacionin dhe zgjidh gjuhën tënde
- Prek 'Krijo Llogari'
- Vendos numrin e telefonit
- Krijo një fjalëkalim
- Kliko tek termat dhe kushtet
- Konfirmo numrin e telefonit
- Vendos një kod PIN të fortë
- Lejo ID me prekje ose fytyrë
Rregjistrimi u krye!
HAPI 2. Verifikimi dhe identifikimi
- Prek mbi njoftime për të përfunduar identifikimin
- Vendos adresën e email, merr kodin konfirmues dhe konfirmo adresën e email
- Përfundo pyetësorin
- Konfirmo se informacioni është korrekt dhe përfundo identifikimin
- Zgjidh shtetin e sigurimit të dokumentit dhe tipin e dokumentit
- Pregatit dokumentin dhe fotografoje
- Bëj një selfie
Urime! Llogaria juaj personale u hap. Tani, përdor të njëjtat detaje për hyrje dhe hap një llogari biznesi.
HAPI 3. Hap një llogari biznesi
Për të hapur një llogari biznesi pranë Paysera duhet të jeni administratori i kompanis, ose një person i autorizuar me prokurë. një nga dokumentet e kërkuar është lista e aksionerëve – është një dokument zyrtar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit . Nëse faqja e Qendrës Kombëtare e Regjistrimit në shtetin tuaj nuk është e hapur për publikun, dokumenti duhet të konfirmohet nga noteri ose të nënshkruhet me e-nënshkrim e kompanisë. Dokumenti duhet të paraqesë të gjithë përfituesit e kompanisë.
- Përmes shfletuesit: Kliko në profilin tënd dhe zgjidh ‘Hap llogari biznesi’. Nga aplikacioni: Prek ⚙️ dhe zgjidh 'Llogari biznesi' dhe ‘Hap llogari biznesi’.
- Selekto shtetin e regjistrimit dhe vendos kodin e regjistrimit
- Prek ‘Kontrollo'
- Nëse shteti i regjistruar nuk është në listë, zgjidh ‘Shtet tjetër’
- Vendos të gjitha informacionet e kërkuara dhe ngarko dokumentet
- Dokumentet e kërkuara: dokumenti i regjistrimit të kompanisë, dokumenti ku përcaktohet drejtori i kompanisë, lista e aksionerëvet