Partneritet i suksesshëm



Paysera operon me sukses prej vitit 2004 në fushën e transfertave ndërkombëtare të parave, këmbimit valutor dhe përpunimit të pagesave elektronike. Ne sjellim së bashku teknologjinë dhe pagesat duke krijuar zgjidhje të thjeshta, të shpejta me kosto efektive për klientët individual dhe biznesit, kudo dhe kurdo.

Ne zbuluam një formulë funksionale dhe unike partneriteti: ne u japim partnerëve tanë gjithçka që ju nevojitet për të filluar një biznes fintech, ndërsa partnerët lokal mund të përqëndrohen në pjesën komerciale dhe zhvillimin e biznesit në vendin e tyre.

Aktualisht, Paysera ka përfaqësues në Letoni, Estoni, Poloni, Bullgari, Rumani dhe po punon për të shtuar 3 vende të tjera shumë shpejt.

Pasi kemi arritur rezultate të shkëlqyera, synojmë të vazhdojmë tej. Aktualisht jemi duke kërkuar në mënyrë aktive partnerë ndërkombëtarë për t'ju bashkuar rrjetit me zhvillim të shpejtë të institucioneve financiare tonë.

Çfarë duhet të prisni si partner?



#
Duke fituar një partneritet Paysera dhe ekskluzivitetin në tregun tuaj lokal, do të merrni të gjitha instrumentet e nevojshme për fillimin dhe drejtimin e një biznesi të suksesshëm dhe të integruar pagesash ndërkombëtare.
  • Do të keni menjëherë akses në transfertat ndërkombëtare online, një platformë përpunimi pagesash dhe sistemet e nevojshme të biznesit.
  • Ne do t'ju ofrojmë integrimin e sistemit dhe adaptimin e shërbimeve, hyrjen në një infrastrukturë shumëkombëshe të bankave dhe partnerëve të tjerë, trajnimin dhe mbështetjen e nevojshme, marketing dhe materialet e shitjes.
  • Ne do t'ju mbështesim vazhdimisht duke ofruar përmirësime të softuer, duke ndihmuar në lançimin e shërbimeve dhe produkteve të reja duke siguruar IT dhe mbështetje për marketing.
  • Ju do të keni akses në sisteme gjithëpërfshirëse të administrimit të biznesit, të përmirësuar dhe të përditësuar vazhdimisht 'know-how', si edhe mbështetje ad-hoc me çështjet e biznesit, marketingut dhe menaxhimit financiar.
  • Ekskluzivitet për shtetin, ose rajonin tuaj.

Çfarë presim ne nga partnerët?



Është e rëndësishme që partneri të përmbushë disa kërkesa dhe parakushte për të arritur suksesin në biznesin e pagesave elektronike.

Nga partneri ideal i biznesit, ne presim (duhet të ketë):

  • Përvojë në administrimin e një biznesi të suksesshëm;
  • Reputacion të besueshëm dhe të pastër;
  • Aftësi investimi;
  • Gatishmëri për të pasuruar tregun lokal të pagesave me zgjidhje inovative dhe cost-friendly;
  • Gatishmëri për të aplikuar për licensë të E-parasë (ose ekuivalente).

    Preferohet që franchisee ideal i Paysera të ketë:

    • Eksperiencë në sektorin bankar, ose financë;
    • Një rrjet të komunitetit të biznesit lokal të mirë.
    • Vlera e investimit paraprak:

    • Tarifa e hyrjes është 30 000 EUR, e cila përfshin përshtatjen e shërbimit dhe trajnimin;
    • Investimi fillestar fillon nga 300 000 EUR deri në pikën ROI, që përfshin investime për zyrat, burimet njerëzore, marketing dhe shpenzime të tjera;
    • Kapitali duhet të mbahet sipas rregullave për një licensë lokale të parasë elektorinike (ose ekuivalente).
#

Filloni një biznes fintech në vendin tuaj!

Na kontaktoni përmes email [email protected]

ose plotësoni një formular duke klikuar butonin më poshtë.