Të gjitha kategoritë

Pyetjet më të shpeshta në Google rreth Paysera

#
Keni kërkuar në Google diçka rreth Paysera? Kontrolloni, nëse pyetja juaj është ndër pyetjet më të shpeshta në internet! Na lejoni t'ju kursejmë kohë. Merrni përgjigjet e pyetjeve tuaja direkt nga ekipi i Paysera.

1. A është Paysera një bankë?

Paysera nuk është bankë, por institucion i parasë eletronike pjesë e industrisë e quajtur EMI, apo fintech. Paysera ka licensën e institucionit të parasë eletronike, e cila ndryshon nga ajo e një banke. Ofron një gamë të gjerë shërbimesh të ngjashme me ato që ofron një bankë tradicionale.

Sidoqoftë, Paysera ofron një numër të gjerë benefitesh që rrallë gjenden në bankat tradicionale, sikurse: totalisht në distancë hapje llogarie dhe administrim (asnjëherë nuk është e nevojshme të paraqiteni në degë); 24/7 shërbim kujdesi ndaj klientit në anglisht (asistuar nga njerëz!); nuk ka tarifa mirëmbajtje etj.

2. A është e sigurtë Paysera?

Po, Paysera është një institucion i parasë eletronike dhe ka siguri në përdorim. Kompania rregullohet nga Banka e Lituanisë dhe ndjek në mënyrë strikte udhëzimet e sigurisë në sektorë të ndryshëm.

Gjithashtu paratë e klientëve Paysera janë të ndara nga fondet e kompanisë, kështu në rast se kompania falimenton, fondet e klientëve nuk do të preken. Sigurisht që ky rast është i pazakontë, duke marrë parasysh se Paysera është nga të paktat kompani fitimprurëse për 17 vite me rradhë!

Ne edukojmë klientët tanë në mënyrë konstante se si të mos bien pre e veprimeve të dyshimta financiare, pasi në kohërat e sotme kjo është një nga arsyet globale që priret t'i detyrojë njerëzit të humbasin para.

#

Këto janë disa nga artikujt se si mund të përdorni të sigurtë Paysera:

3. A është Paysera një kartë Visa?

Hah! Jo, Paysera nuk është kartë Visa, por ne ofrojmë një të tillë! Mbajtësit e llogarisë Paysera mund të porosisin Visa kartë pagesash online përmes aplikacionit Paysera, ose online banking.

Karta ka një tarifë të porositjes dhe të mirëmbajtjes dhe mund të përdoret kudo ku pranohet Visa. Megjithatë, dërgesa e kartës është e mundur vetëm në vendet e Zonës EKonomike Europiane.

Si të merrni kartën Visa?

#

4. Si të hapni një llogari Paysera?

Ju mund të hapni totalisht në distancë një llogari Paysera, nëse jeni klient biznesi, apo individ.

Për këtë ju nevojitet të shkarkoni aplikacionin Paysera, të regjistroheni, të plotësoni identifikimin dhe të siguroni dokumente si pasaporta, apo karta e identitetit.

Lexoni hap pas hapi instruksionet tona se si mund t'a bëni këtë >

5. Si t'a anuloni llogarinë Paysera?

Na vjen keq që po largoheni, por vlen të informoheni se mund të mbyllni totalisht në distancë llogarinë tuaj Paysera. Përpara se t'a bëni këtë – kontrolloni nëse keni detyrime të prapambetura, ose balancë në llogari dhe nëse keni – duhet të transferoni paratë. Gjithashtu, ju nevojitet të bllokoni përgjithmonë kartën Visa.

Pasi të kryhen këto hapa, shkruani email tek [email protected] nga adresa email e regjistruar në sistemin tonë, ose në telefonon nga numri i regjistruar në +44 20 80996963 dhe kërkoni të anuloni llogarinë Paysera.

Lexoni instruksionet e detajuara se si të mbyllni llogarinë Paysera >

#

6. Si të lidhni Paysera me PayPal?

Në rast se jeni pajisur me kartën Visa, ju mund t'a lidhni lehtë me PayPal dhe sistemet e tjera të pagesës. Për të lidhur kartën Paysera tuaj me PayPal – hyni në llogarinë PayPal tuaj, prekni “Wallet” > “Lidhni një kartë debiti, ose krediti” > Plotësoni formularin me detajet e kartës Visa dhe prekni “Link a card”.

Shënim! ju duhet të keni të paktën 1,50 EUR gjendje në kartën tuaj në mënyrë që t'a lidhni atë me PayPal.

Shikoni instruksionet në video, sesi të lidhni kartën tuaj Visa me PayPal >

7. Mund të përdor Paysera pa një kartë?

Po, ju mund të përdorni Paysera pa kartë. Paysera i pajis klientët e saj me numër IBAN të një llogarie Europiane që mund të përdoren për të kryer transferta parash, këmbim valutor, blerje ari, etj.

Për më tepër, klientët e Paysera mund të porosisin karta debiti Visa – për të kryer blerje online dhe të paguajnë me të, t'a shtojnë kartën në Google Pay, Apple Pay dhe t'a lidhin atë me PayPal dhe sisteme të tjera pagese. Më shumë rreth kartës Visa >

8. Mund të blej kripto me Paysera?

Jo, nuk mund të bleni kriptomonedha me Paysera dhe nuk mund të tërhiqni fonde nga faqet web të tregut kripto tek llogaria juaj Paysera.

Përdorimi i Paysera për tregtinë kripto është rreptësisht i ndaluar dhe theksohet në politikat e Paysera. Mosrespektimi i këtij rregulli do të cojë në kufizimin e llogarisë dhe si përfundim në mbylljen e saj.

9. Ku funksionon Paysera?

Paysera funsksionon në shumë shtete rreth globit. Ju mund të gjeni një listë të plotë të shteteve, ku funksionon Paysera këtu.

Në disa rajone Paysera ofron shërbime pjesërisht – për shembull, në Algjeri mund të hapni një llogari Paysera, por kartat dërgohen vetën në shtetet e Zonës Ekonomike Europiane. Megjithatë, nëse e keni kartën, mund t'a përdorni atë kudo, në çdo vend, ku pranohen kartat Visa.